Mustafa.LDK përkrah dialogun,por..

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka thënë që LDK e përkrahë dialogun me Serbinë, por që kjo parti nuk do t’i bashkohet ekipit negociator.

“Biseduam për rolin e LDK-së për proceset aktuale, konstatuam se LDK ka kultivuar relacione të mira me BE, kemi punuar t’i çojmë proceset përpara që t’i plotësojmë kushtet dhe kriteret që janë para nesh që të jemi pjesë e BE-së dhe se institucionet e qytetarëve të kultivojnë relacione të mira me BE-në. Jemi ata që kemi shprehur interesim dhe kemi thënë se nuk ka rrugë tjetër përpos BE-së”, ka theksuar Mustafa.

Ai tutje ka thënë se si parti janë munduar të jenë faktor në vendimet që merren në Kuvend dhe këtë e kanë konfirmuar edhe më parë edhe sa i përket dialogut por tani nuk do të jenë të përfshirë në ekipin negociator dhe kjo sipas tij nuk është ikje nga përgjegjësia por duan që nga opozita t’i kontribuojnë dialogut.

“Jemi të gëzuar që këtij procesi përkrahje i kanë dhënë edhe SHBA-së si vend që Ibrahim Rugova ka thënë se duhet të kemi miqësi të përhershme. Jemi që dialogu të ecë përpara dhe që institucionet të kenë legjitimitet dhe si LDK mendojmë se këtë më së miri do ta fitonin përmes votës së lirë të qytetarëve. Kohëve të fundit jemi ballafaquar me një akt të presidentit sa i përket KQZ-së, sepse llogaritet që aty hyjnë partitë që marrin pjesë në zgjedhje dhe marrin vota e jo ato që konstituohen më vonë në Kuvend, dhe vetëm ato që kanë marrë vota i takojnë vendet në KQZ”, ka theksuar Mustafa.

“Pra, ato mund të jenë pazare të presidentit që janë bërë me partitë dhe pra nuk në këtë aspekt do t’i drejtohemi edhe opinionit dhe presidentit që LDK të ketë dy vende në KQZ sepse konsiderojmë se presidenti ka bërë shkelje të madhe me atë që thuhet në kushtetutë, por edhe atë të afatit kohor. Ne kemi dhënë qëndrimin e qartë në asnjë rastnuk pajtohemi me shkëmbim të kufijve apo me pushtet të tretë të ndonjë pjese tëvendit tonë si Asocisiconin e Komunave me Shumicë Serbe sepse mund të bëhen porqë s’do të kenë fuqi ekzekutive pra nuk bëhemi pjesë e pazarit”, ka nënvizuar Mustafa./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close