Lloyd:”Ka shumë më tepër jetë brenda Tokës sesa në sipërfaqen e saj “

Shpesh mendohet se vetëm mbi sipërfaqe të Tokës lulëzon jeta dhe se në brendi të saja mbretrojnë kushte që nuk lejojnë atë fare atë.Por një studim i kryer nga deep life ka dëshmuar “Ka shumë më tepër jetë brenda Tokës sesa në sipërfaqen e saj”!

Megjithë temperaturën ekstreme, errësirën, presionin e fortë dhe burimet e kufizuara, biosfera nëntokësore është midis 15 dhe 23 miliardë ton mikroorganizmash, thuhet në një studim të kohëve të fundit nga ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve të Deep Carbon Observatory.

Hulumtuesit që paraqitën rezultatet e një studimi në mes të dhjetorit në një takim të rregullt vjetor të Shoqatës Gjeofizik Amerikane thanë se shumëllojshmëria e specieve nëntokësore mund të krahasohet me Amazonin ose Galapagosin, por, ndryshe nga ato vende, nën-zonat e saj ende nuk janë hulumtuar.

“Është sikur të gjesh një rezervuar të tërë të jetës në Tokë”, thotë Karen Loyd nga Universiteti i Tennessee, në Oksford.

“Ne po zbulojmë vazhdimisht lloje të reja të jetës. Ka shumë më tepër jetë brenda Tokës sesa në sipërfaqen e saj “, shtoi profesori.

Loyd është vetëm një nga mijëra shkencëtarë nga 52 vende të botës, që merren me disiplina nga gjeologjia dhe mikrobiologjia deri te kimia dhe fizika dhe që kanë punuar në këtë projekt për pothuajse një dekadë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close