Studimi,kërkimi i simptomave shëndetësore në Internet po rrit frikën e njerëzve
Është bërë zakon i njerëzve që në kohë moderne për gjithëçka që iu nevoitet atyre të kërkojnë ndihmën në internet.Edhe kurë kanë probleme shëndetsore!
Kërkimi i simptomave shëndetësore në Internet po rrit frikën e njerëzve që i nënshtrohen hipoondernave, tregojnë studimet.
Në një samit të fundit për shendetsi në Hannover, u konkludua se “disponimi i vazhdueshëm i informacionit mjekësor mbi saktësinë e diskutueshme në internet ndaj pacientëve është shqetësues”.
Në konferencën e cila u ndoq nga profesionistë mjekësorë, politikanë, sipërmarrës, shkencëtarë u diskutua digjitalizimi i kujdesit shëndetësor.
U vu në dukje fenomeni i përhapur i “hypochondrisë”, frika e paarsyeshme e sëmundjes serioze pas kërkimit të simptomave në internet.
“Ne duhet të marrim seriozisht frikën e pacientëve dhe t’u japim të gjithë informacionin, dhe kjo më së miri realizohet me komunikim me katër sy”, thonë mjekët.
Sipas një studimi të publikuar nga Instituti Bertelsmann në fillim të vitit, gjysma e përdoruesve të Internetit gjerman po shfletojnë tema shëndetësore së paku një herë në muaj.
Para se të vizitojnë një doktor, i bën ata 58 për qind, dhe pas marrjes së një diagnoze prej 62 për qind. Më shumë se gjysma e të anketuarve janë të kënaqur me informacionin që ata gjejnë atje.
Comments are closed.