K U J D E S LETRËN E HASHIM THAÇIT…!

Shkroi :Shaban Demiraj

Shkuarja e Hashim Thaçit në SHBA tri herë brenda muajit, e ,,dha një rezultat’’. Papritmas erdhi një ,,letër përshëndetëse dhe inkurajuese’’ nga shkëlqesia e tij, presidenti i SHBA-së, personalisht për Hashim Thaçin. Letra dukej se e kishte nënshkrimin e shkëlqesisë së tij, të parit të SHBA-ve. Kjo letër bëri bujë të jashtëzakonshme në opinionin Kosovarë, në veqanti, në mbarë elitën politike në Kosovë. Por në fakt, kjo letër është mjaft ç’orientuese aq sa edhe kontradiktore, sipas përmbajtjes së sajë, për 6 arsye..!!!

SË PARI; letra përmban datën 14 djetorë 2018, datë kjo e cila korrespondon me datën e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë rast, duke patur parasysh faktin se SHBA-ja është ajo që dha vulën kryesore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe e njohi atë në po të njëjtën ditë, atëhere domosdoshmërisht, për t’i dhënë kuptim të mirfilltë kësajë letre, ka qenë e nevojshme që shkëlqesia e tij, i pari i SHBA-së, ta përshëndetë krijimin e kësajë ushtrie të cilën SHBA-ja e konsideron gjithsesi edhe sukses të sajë.

SË DYTI; në paragrafin e parë, të letrës, flitet për ,,kënaqësinë që shkëlqesia e tij, i pari i SHBA-ve, kishte në bisedimet në Paris (me Hashim Thaçin), duke e konsideruar Kosovën (siq thuhet në letër) ,,partner vendimtar në përpjekjet e SHBA-së për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën’’. I pari i SHBA-ve mirëpret përpjekjet aktuale të Kosovës për pajtim me Serbinë.
Kjo frazë e shkëlqesisë së tij, të parit të SHBA-ve, është plotësisht në favor të shtetit të Kosovës dhe të arriturave Amerikane në Kosovë.

SË TRETI; në paragfrafin e dytë të letrës, shkëlqesia e tij, i pari i SHBA-ve thotë; ,,Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, (pra për marëveshje me Serbinë) do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.’’
Në fakt, në këtë paragraph (paragrafin e dytë) janë fjalët origjinale të Hashim Thaçit, të cilat ai i thotë shumë muaj para datës së kësajë letre.
SË KATËRTI; në paragrafin e tretë të letrës ku, shkëlqesia e tij, i pari i SHBA-ve thotë; Unë ju nxis juve dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.

Ky paragraph, poashtu padyshim është ajo që Hashim Thaçi, e thotë tani e shumë muaj më parë. Është pak a shumë absurd në vete që presidenti i SHBA-ve do të bënte thirrje liderve të partive politike që të flasin njëzëri për sa i përket marëveshjes me Serbinë, për faktin se asnjë lider në Kosovë nuk thotë se ,,nuk duam të arrijmë marëveshje me Serbinë’’

SË PESTI; në paragrafin e katërt, të kësajë letre, ku shkëlqesia e tij, presidenti i SHBA-ve thotë; ‘’Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet’’.
Ky paragraph, poashtu përputhet me realitetin aktual, për sa u përket angazhimeve të SHBA-së në Kosovë, dhe mund të jetë thënje origjinale e presidentit të SHBA-ve.

SË GJASHTI; në paragrafin e pestë të letrës ku presidenti i SHBA-ve, thotë; ,,Ne jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.’’

Ky paragraph, është absolutisht në disfavor (në dëm) të Kosovës sepse: nëse me të vërtetë presidenti i SHBA-së, është shprehur në këtë paragraph se ,,JANË TË GATSHËM QË TË NA NDIHMOJNË NË PËRPJEKJET TONA PËR TË ARRITUR NJË MARËVESHJE E CILA REFLEKTON NË MËNYRË TË BALANCUAR INTERESAT E KOSOVËS DHE SERBISË’’ atëhere ky paragraph, bije plotësisht ndesh, pra në kundërshtim me të arriturat Amerikane në Kosovë, bije ndesh me paragrafin e katërt të letrës ku presidenti SHBA-së thotë: ‘’Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet’’. Ky paragraph, është synimi i Hashim Thaçit, për korrigjim të kufijve, (ndarje të Kosovës) apo ndryshe siq e ka përsëritë muaj me radhë ,,marëveshje të balancuar me Serbinë’’ Ky paragraph shkon vetëm në interesa të Francës, të Rusisë dhe Serbisë, për të ndarë Kosovën, konkretisht pjesën më vitale të sajë, veriun e Kosovës.
Është fakt se kohë më parë në Paris, janë takuar kalimthi për disa sekonda presidenti SHBA-ve dhe Hashim Thaçi ku Hashimi ka mundur të ja përmendë presidentit të SHBA-ve marëveshjen me Serbinë me çrast presidenti i SHBA-ve, me gjasë është shprehur ashtu siq është cekur edhe në paragrafin e parë të letrës.

Është fakt se Hashim Thaçi në mënyrë të mirfilltë, është takuar në Paris, me presidentitn Rus Vladimir Putin, nga i cili Hashimi ka marë edhe udhëzime për sa i përket dialogut me Serbinë, udhëzime këto, detajet e të cilave i dijnë vetëm Hashimi dhe Putini,
Është fakt se Hashim Thaçi kurrë nuk ka qenë më i vërenjëtur (më i mërrolur) se sa në ditën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës. A thua paska ditë Hashimi se ,,nga shkëlqesia e tij, presidenti Amerikan, nuk do të mar urime e përgëzime për themelimin e Ushtrisë së Kosovës nga kjo letër’’…?!
Është fakt se një ditë më vonë pas ardhjes së kësajë letre, Hashim Thaqi në Bruksel, dje para mediave në konferencë, nuk nguroj ta quaj letrën se ,,LETRA ËSHTË ZËRI I AMERIKËS, DHE AJO DËSHMONË QARTË SE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS JANË TË INVOLVUARA NË PROCESIN E DIALOGUT ME SERBINË, E QË POPULLORÇE I BJEN ,,UN E KAM MBËSHTETJEN E SHBA-së PËR TË ARRITUR MARËVESHJE ME SERBINË. NE JEMI SHUMË LIDERË TË VEGJËL NË KOSOVË PËR T’I DALË BALLË, LETRËS SË PRESIDENTIT TRUMP’’

Është fakt se antishqiptarja Frederica Mogherini ftesën për tubim të liderve të Ballkanit perëndimorë në Bruksel e ka bërë vetëm për një qëllim, për të takuar dhe për të bërë bashkë Thaqin dhe Vuçiçin
Fakt është poashtu se HashimThaçi, dhe çetniku Aleksander Vuçiç, bashkë me antishqiptaren Frederika Mogherini, dje në Bruksel, kanë dalë të fundit nga objekti i takimit të liderëve të Ballkanit perëndimorë, e ku sipas të gjitha gjasëve kanë diskutuar për hapat e mëtejmë që do të bëjnë në dialog për shkak se letra e presidentit të SHBA-ve në paragrafin e sajë të fundit, i ka hapur të gjitha dyert Hashimit dhe Vuçiçit për të coptuar Kosovën.

Për fund, Hashim Thaçi ka patur shumë takime me zyrtarë Amerikan. Një zot e din se si ka arritur ai ta sigurojë këtë letër nga i pari i SHBA-ve. Duke patur parsysh se Hashimi është takuar edhe me sekretarin e mbrojtjes së SHBA-së, ka mundur ta lutë atë e ta bindë që të mar një nënshkrim nga presidenti i SHBA-së, për faktin se vet presidenti kurrën e kurrës nuk e ka përpiluar këtë letër, por dikush nga zyrtarët e tij të lartë, ja ka vënë përpara dhe presidenti Amerikan duke parë se bëhet fjalë për një marëveshje paqeje, dhe duke mos e analizuar mirë, të njëjtën edhe e ka nënshkruar, dhe me kaq Hashimi e Vucici ja kanë hapë dyert vetes.
Në marëveshje të mëdha, dy shkronja ndryshojnë krejtësisht kuptimin e marëveshjes
Sidoqoftë është një faktorë i vetëm i cili mund ta shkarkojë Hashim Thaçin nga presidenca e tij duke ja këputur atij të gjitha mundësitë që asnjë sekondë të mos negociojë për asgjë, me asnjeri për sa i përket dialogut me Serbinë.
AI FAKTORË ËSHTË POPULLI …

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close