Trump kërkon një zë,por LDK-ja dhe LVV-ja, nuk pritet t’i bashkohen procesit të dialogut Kosovë – Serbi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nëpërmjet një letre të dërguar homologut të tij kosovar Hashim Thaçit ka kërkuar që liderët politikë në vend të jenë me një zë sa i përket procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Por, dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja, nuk pritet t’i bashkohen këtij procesi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar që liderët politikë në Kosovë të jenë me një zë sa i përket procesit të dialogut Kosovë – Serbi, dy partitë opozitare, LDK-ja e LVV-ja, nuk pritet t’i bashkohen këtij procesi.

Përderisa përfaqësuesit e LDK-së kanë konsideruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ata të LVV-së kanë thënë se para se të vazhdohet me fazën finale të dialogut fillimisht duhet të bëhet një vlerësim i tërë procesit, prej fillimit deri më tani.

Në anën tjetër, teksa ka folur rreth letrës që ka pranuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur optimist se lidershipi i Kosovës do të reflektojë sa i përket çështjes së dialogut. Sipas tij, letra e Trumpit dëshmon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetje unike ndaj Kosovës.

Ndërkohë, përfaqësuesit e dy partive opozitare që nuk po pranojnë të bëhen pjesë e dialogut kanë thënë se në letrën e presidentit amerikan nuk kërkohet askund që kryetari Hashim Thaçi të jetë ai që udhëheq procesin e bisedimeve me Serbinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close