Shqipëria dëbon diplomatët iranian,falënderohet nga presidenti amerikan Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka dërguar letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Shqipëria.

Presidenti Trump tha se mirëpret dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi dhe se Shqipëria është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se “veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”.

“Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve të tij destabilizuese dhe e përpjekjeve për t’i heshtur disidentët anembanë botës”.

“Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, derisa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin”, ka shkruar presidenti Donald Trump në letrën e tij.

Përmes një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Shqipëri thuhet se SHBA e përgëzon Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.

“Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për, siç ka thënë ai, dëbimin e dy agjentëve iranianë nga Shqipëria.

“Unë përgëzoj kryeministrin Edi Rama për dëbimin e dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Kombet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen e tij destruktive”, ka deklaruar Pompeo në Twitter.

Po ashtu, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin iranian nga Shqipëria.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke u sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizëm nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë me kryeministrin Rama dhe me popullin shqiptar derisa ata i kundërvihen sjelljeve të pamatura të Iranit në Evropë dhe në të gjithë botën”, ka shkruar Bolton në Twitter.

Mediat vendore në Shqipëri kanë raportuar se iranianët e dëbuar dyshohen për veprimtari të paligjshme që lidhen me ndeshjen e futbollit të kualifikimit të Kupës Botërore midis Shqipërisë dhe Izraelit dy vjet më parë. Rreth 20 persona janë arrestuar në Shqipëri dhe Kosovë pas kësaj ndeshjeje për planifikimin e një sulmi të dyshuar terrorist./REL

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close