Relotius,gazetari i shpërblyer i Der Spiegel,fabrikoi artikuj me vite

Gazeta gjermane Der Spiegel tha se ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, i shpërblyer me disa çmime, pasi ka zbuluar se ai ka shpikur fakte për shumë artikuj, në vitet e fundit.

“E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij”, tha Der Spiegel.

Disa prej rreth 60 artikujve që Relotius i ka shkruar qysh në vitin 2011, janë të saktë, por të tjerët janë “krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi”, tha gazeta.

Nga artikujt e fabrikuar, njëri ka të bëjë me një të burgosur të Guantanamos, ndërsa një tjetër me fëmijët e rrëmbyer nga grupi militant Shteti Islamik.

Der Spiegel tha se Relotius, 33 vjeç, e ka pranuar se i ka mashtruar lexuesit me rreth 14 artikuj.

Relotius nuk ka qenë i qasshëm për komente.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close