Marrëveshja përfundimtare Kosovë -Serbi po vjen.Washingtoni po pret ditën e shpalljes së “festës” si rezultat i diplomacisë prapa skenave!

Kishte një letër e cila i ishte dërguar presidentit Thaçi nga presidenti amerikan Trump ku kërkohet nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik,që të flasin me një zë ,me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në letër përveç që përkujtohet investimi i madh i Shteteve të Bashkuara në suksesin e Kosovës,si një shtet i pavarur dhe sovran,gjithashtu shprehet gatishmëria për të ndihmuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë,duke vlerësuar se një marrëveshje e tillë është e arritshme .Për të shtuar në fund “Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe presidentin Vuçiq për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”

Letër pothuajse të njejtë nga presidenti amerikan Trump ka marrë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq,përveçse ndryshon në disa raste e rreshta si për shembull,Thaçit i kishte shkruar se “kishte kënaqesinë ta takonte në Paris” ndërsa Vuçiqit i ka shkruar “ishte kënaqesi të ju shihja ju në Paris..”

Në letrën dërguar Vuçiqit është një detaj i cili nuk është në atë e cila iu dërgu Thaçit ,ku shkruan:”Duke marrë parasysh se po hyni në fazën përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën…”,detaj i cili të shtyen të mendosh se bisedat për arritjen e një marrveshje kanë ecur dhe nuk kanë pushuar asnjëhere në prapaskenë dhe se ato kanë hyrë në fazen finale.Dhe po pritet momenti që kjo të finalizohet me aktin përfundimtar në prani të presidentit Trump.

Se diçka e tillë mund të jetë duke ndodhur e konsideron edhe Presidenti i Partisë Popullore Popullore të Serbisë Vuk Jeremiç i cili vlerësoi se letra e Presidentit të SHBA Donald Tramp dërguar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi tregon qartë se gjatë gjithë kohës mbrapa skenave punon diplomacia sekrete që çon në zgjidhjen e problemit të Kosovës .

Ndoshta edhe i tërë ky ashpërsim i cili po ndodhë kohëve të fundit në relacionin Kosovë -Serbi është i iniciuar mu në sherbim të zgjidhjes përfundimtare të problemeve në mes të kosovës dhe Serbisë,sepse ashpërsimi frikëson njerëzit dhe qarqet të cilat do të konkludonin se më mirë të arrihej një marrëveshje se të futen në një konflikt të ri të armatosur.Për mundësinë e një konflikti kanë folur edhe Vuçiqi e të tjerë.Krejt kjo është në funksion të një kompromisi,edhe sjellja e personave dhe rangjeve të caktuara politike në perëndim dhe Shtetet e Bashkuara i shkojnë për shtati zgjedhjes përfundimtare si dhe kompromisit.

Forca të caktuar europiane here here të duket sikur marrin rolin e mbështetsit të Serbisë ndërsa norma që Shtetet e Bashkuar dhe Britania atë të mbështetësit të Kosovës,duke krijuar një balancë që i përgjigjet një kompromisi të mundshëm.përndryshe kush është “çmendur” të mendojë se Sekretari Gjeneral i NATO-s do i dilte ndesh qendrimeve politike të Shteteve të Bashkuar,sikur me rastin e inicimit të formimit të Ushtrisë së kosovës,përveç se një gjë e tillë është koordinuar tashmë për tël mos lënë asnjëren palë në vajtim!
Pra të gjitha udhët të qojnë në washington si përfundim i diplomacisë sekrete që po sjell kompromisin!

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close