Bukë e mbushur me patate dhe djathë

Përbërësit:

1 bukë e paprerë

2 patate

4 feta djathë pice (të ndara përgjysmë)

1 filxhan djathë mozarela

4 feta proshutë (të ndara përgjysmë)

1 gotë qumësht

3 vezë

Majdanoz

Kripë

Piper i zi
Përgatitja:

Merrni bukën, prisni pjesën e sipërme dhe largojini të gjithë tulin. Qëroni patatet, i prisni në feta mesatare dhe hidhini në një tas qelqi. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi.

Vendosni një shtresë me patate brenda bukës, një shtresë me feta proshute (të ndara përgjysmë) dhe një shtresë me feta djathi. Ndiqni të njëjtën procedurë derisa të mbushet e gjithë buka.

Më pas, hidhni majdanozin e copëtuar dhe një shtresë me djathë të grirë. Në një enë shtoni vezët, i rrihni për disa minuta dhe hidhni më pas edhe qumështin në të. Përziejini dhe shtojini në bukën e mbushur.

Vendoseni bukën e përgatitur në një enë për pjekje, mbulojeni me pjesën e sipërme dhe vendoseni në furrë.

Lëreni të piqet për rreth 50 minuta në temperaturën 180 gradë. Serviret e ngrohtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close