MAShT,njofton kalendarin ditëve të pushimit me rastin e festave të fundvitit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,me rastin e festave të fund vitit ka njoftuar për kalendarin e ditëve pushuese dhe festive.

Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë dhe Kalendarin për vitin shkollor 2018/2019, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësidhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve!/Pi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close