Kadri Veseli:Në udhë për Kosovë nga Shtetet e Bashkuara janë 250 autoblinda

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,Kadri Veseli duke folur për Ushtrinë e Kosovës ka shtuar se paisjet e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara janë në udhë për në Kosovë duke mos specifikuar ndonjë datë.

Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara.
“Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla. Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”, ka thënë Veseli.

Veseli ka folur edhe për përgatitjen e Ushtrisë së Kosovës :“Forca e Armatosur, Ushtria e Kosovës është aktualisht një nga forcat më profesionale, shkollimi ka ndodhë në shumicën e akademive më prestigjioze, dhe “spointi” është si të them, në terminologjinë shkencore, “Harvard-i” ndoshta edhe më lartë, mund të gabohem me “Harvard-in” për akademitë ushtarake. Isha në “National Defence University”, e jashtëzakonshme – kishte kadetë tonë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përkrahësit tanë më të mëdhenj. Do të na japin përkrahje në armatim, ajo është vetëm duke filluar”, ka treguar Veseli.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close