Edhe meshkujt viktima të dhunës në familje

Viktima të dhunës në familje nuk janë vetëm femrat, numri i të cilave është vazhdimisht në rritje dhe dhuna ndaj tyre shpesh është kthyer në tragjedi. As meshkujt kosovarë nuk po shpëtojnë lehtë kundrejt kësaj dukurie.

Zyrtarë për medie në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti 225 meshkuj kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se vetëm brenda nëntë muajve të këtij viti janë shënuar mbi 1100 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar janë shënuar mbi 1200 raste të tilla.

“Rastet ‘Dhunë në familje’ në periudhën nëntëmujore janë evidentuar 1129 raste. Në këto raste 901 viktima kanë qenë femra dhe 225 meshkuj, kurse vitin e kaluar kanë qenë 1271 raste, ku 958 viktima kanë qenë femra dhe 261 kanë qenë meshkuj”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close