Maqedoni-Ivanov nënshkruan ligjin për amnisti,përderisa ligjet tjera presin në sirtar

Në sirtarin e Presidentit Gjorge Ivanov ende qëndrojnë të panënshkruara ligjet për gjuhët dhe për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa ligjin për amnisti e nënshkroi për tre ditë.

Profesori universitar Temellko Risteski konsideron se Ivanovi punon vetëm në favor të politikave partiake të VMRO-DPMNE-së.

“Në rastin konkret ai e favorizoi opsionin politik të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, ndërsa ata ishin kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Republikën e Greqisë dhe për këtë arsye, duke favorizuar politikën e VMRO-DPMNE-së, ai nuk e nënshkroi, ndërsa duhet ta nënshkruajë“- pohoi Temellko Ristevski, profesor universitar.

Megjithatë, Risteski vlerëson se me nënshkrimin e Ligjit për amnisti Ivanovi kontribuon ndaj procesit të pajtimit. Në këtë mënyrë shfrytëzon momentin për të përmirësuar imazhin negativ gjatë bllokimit paraprak të ligjeve dhe proceseve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close