Presidenti malazez,Gjukanoviq:Në vitet e fundit ka pasur përkeqësim të marrëdhënieve të Beogradit me Zagrebin, Prishtinën dhe Podgoricën.

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq duke folur për Serbinë tha se në vitet e fundit ka pasur një përkeqsim të marrëdhënieve të Serbisë me fqinjët -si Zagrebin, Prishtinën dhe Podgoricën.

Ai shtoi se autoritetet malazeze nuk miratojnë vendime anti-serbë, por vendime në interesin e Malit të Zi.
“Disa qarqe në Serbi, bartësit e pushtetit, mediat dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC) kanë punuar shumë për të ashpërsojnë qëndrimin e tyre ndaj Malit të Zi.” Një pjesë e publikut në Serbi sfidon të drejtën e Malit të Zi për të marrë vendime në interesin e vet. “Ne nuk sjellim një politikë anti-serbe por vendime në interesin e Malit të Zi, “tha Gjukanoviç duke shtuar se ai nuk mund ta kuptojë përkeqësimin e marrëdhënieve të Serbisë me fqinjët e saj.

Presidenti malazez rolin e SPC kundër Malit të Zi e ka quajtur jashtëzakonisht destruktiv, e cila madje është e pavarur nga politika shtetërore serbe.

“SPC po pengon vazhdimisht pavarësinë e Malit të Zi, besoj se puna duhet të vazhdojë në rindërtimin e kishës ortodokse autoqefale malazeze dhe shteti do të merret me të dhe do të jetë përgjegjës për të,” tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq gjithashtu shtoi në një intervistë për “Živa istina” në Shërbimin Publik Malazez, se nuk ishte qendrim i mirë i disa vende të Bashkimit Europian që në union Ballkani Perëndimor të futet në paket , raporton RTCG.
Sipas tij, BE-ja tashmë e ka korrigjuar disi modelin e vet dhe ritmin e zgjerimit./PI

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close