Sa është numëri i azilkërkuesve shqiptar në vendet europiane, sipas Eurostat-it?
Sipas të dhënave të Eurostat, 167,000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në shtetet anëtare të BE-së në periudhën 2011-2017 dhe për 11 muaj këtë vit janë paraqitur 16,000 kërkesa shtesë, duke rritur numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve në 183,000.
Azilkërkuesit për periudhën 2011-2017. përbëjnë 53 për qind, ose 317,000 nga numri i përgjithshëm i atyre që shkuan për një bark bukë.
Sipas të dhënave të Eurostatit, në vitin 2015,është shënuar një numër rekord i azilkërkuesve shqiptarë 68,900 të regjistruar , dhe pas atij viti numri i aplikacioneve ka rënë.
Numri më i madh i azilkërkuesve shqiptarë është në Gjermani, ku në periudhën 2011-2017. sipas të dhënave të Eurostatit, ishin 90,335 ose 54 përqind,ndërsa në vend të dytë është Franca, me rreth 40,600 kërkesa ose 24 përqind.
Comments are closed.