Ministri Bytyqi:Nga viti i ardhshëm nxënësit me texte të reja shkollore

Me arsyetimin se janë gjetë  gabime në tekstet shkollore, ku përfshihet gjuha diskriminuese për kategori të caktuara të shoqërisë dhe gabime të tjera shkencore e historike, Ministria e Arsimit është në proces të hartimit të teksteve të reja shkollore për nivelin para universitar.

Sipas analizave të bëra viteve të fundit për lëndët: Histori, Biologji, Psikologji, Sociologji dhe Edukatë Qytetare, janë gjetur mbi 100 raste që këto tekste përmbajnë gjuhë diskriminuese e përjashtuese.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, deklaroi për Radio Kosovën se tashmë dorëshkrimet e para të teksteve të reja, janë dorëzuar në Ministri dhe deri në fund të dhjetorit, do të dorëzohet edhe pjesa e dyte. Ai bëri të ditur se për tekstet e reja do të përkujdesen recensentët, të cilët do të zgjidhen nga një komision ekspertësh.

“Recensentët do të jenë ata që do të marrin vendim se cila libër i plotëson kriteret në përputhshmëri me kurrikulat që tashmë i kemi në zbatim. Të gjitha dobësitë që janë vërejtur me vite, ne do t’i kemi tekstet e reja dhe recensenti e ka për obligim për të parë që janë eliminuar ato dobësi, qoftë edhe gabime materiale që kanë ekzistuar, qoftë edhe për shumë fjali fyese për kategori të ndryshme”, ka thënë Bytyqi.

Ministri Bytyqi, tha se tekstet e reja do të jenë të gatshme të shpërndahen nëpër shkolla për vitin e ri shkollor 2019/2020. Përveç tyre, do të ketë edhe tekste ndihmëse për mësimdhënësit për të lehtësuar punën e tyre me materiale shtesë dhe një udhëzues përdorimi. Ministri Bytyqi bëri të ditur se tashmë është hartuar edhe draftligji për tekste shkollore, i cili është në diskutim publik dhe se së shpejti, do të jetë në Qeveri për miratim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close