Shkaktarët e migrenës

Disa profesionistë raportojnë se migrena shpesh shfaqet te një lloj i caktuar njerëzish; të cilët janë veçanërisht inteligjent, ambicioz, temperament, të ndjeshëm, me shumë obligime që duan t’i përfundojnë për kohë të shkurtër, por kjo nuk është një rregull, transmeton Panacea.al.

Stresi është faktor i rëndësishëm në shfaqjen e sulmeve të migrenës, ndërsa në literaturë shpesh përshkruhet edhe si migrena gjatë fundjavës, kur një person duhet të pushojë, por tek disa nuk e lejojnë atë mekanizmat nënndërgjegjësues.

Gjithashtu, edhe ndryshimet e kohës, sidomos moti i lagësht, përshkruhet si një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e sulmeve të migrenës, si dhe ekspozimi i tepërt ndaj nxehtësisë ose të ftohtit. Tek gratë shpesh përmendet edhe ndikimi hormonal, por kohëve të fundit përshkruhen edhe disa ushqime të caktuara që ndikojnë në shfaqjen e migrenës, siç janë disa lloje të djathrave, çokollata, kafja, pijet alkoolike të ndryshme dhe luhatjet e sheqerit në gjak, sidomos gjatë dietave për humbje peshe, janë përshkruar kohët e fundit.

E gjithë kjo, sipas mjekëve, nuk duhet të merret si rregull, sepse tek çdo pacient është i pranishëm një faktor tjetër, ose kombinimi i disa faktorëve, të cilët pavarësisht analizave të hollësishme, nuk mund të përcaktojnë me saktësi se çfarë e shkakton sulmin.

Migrena është dhimbje koke e përsëritur dhe nuk është simptomë e ndonjë sëmundje tjetër. Pacienti nuk ka asnjë simptomë midis sulmeve. Më parë, mendohej se tek femrat fillonte në pubertet dhe përfundonte në menopauzë, ndërsa tek meshkujt në moshën 50 vjeçare.

Mirëpo, hulumtimet e fundit tregojnë se ajo mund të fillojë në fëmijëri dhe të zgjasë deri në dekadën e shtatë të jetës. Shumica e njerëzve që vuajnë nga migrena, sulmin e parë e përjetojnë para moshës 20 vjeçare, ndërsa 1 në 8 pacientë para moshës 10 vjeçare. Rrallë herë migrena shfaqet për herë të parë pas moshës 50 vjeçare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close