Lajthitë dhe arrat dhe dobitë shëndetësore që sjellin ato

Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E – që të dyja këto e ngadalësojnë procesin e plakjes apo dobësimit të trurit

Ky zbulim, i cili është publikuar këto ditë, është i rëndësishëm sepse shumë njerëz nuk e konsumojnë mjaftueshëm asnjërin prej nutrientëve të lartcekur – ndërkaq të moshuarit janë më së shumti të rrezikuar.

Bashkautori i këtij studimi, Dr. Alesh Michels, ka thënë se ky është një prej pak studimeve që është përqendruar vetëm te të rriturit. Përgjigja të cilën shkencëtarët kanë dashur ta gjejnë ka qenë shumë e thjeshtë: a munden lajthitë ta përmirësojnë nivelin e nutrientëve te të vjetrit?

Edhe magnezi edhe vitamina E janë përdorur me kohë të tëra për t’i parandaluar sëmundjet degjeneruese të trurit, si Alzheimeri apo Parkinsoni.

Për momentin këto sëmundje nuk kanë shërim, ndërkaq vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë të diagnostikuar rreth 1 milionë njerëz me demencë.

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët i luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë.

 

Edhe arrat poashtu si lajthitë sjellin dobi shendetsore nëse i konsumojmë ato.Studimet kanë treguar për dobitë shëndetësore të arrave, ku si rezultate kanë pasur përmirësimin e pjellorisë së meshkujve, ndihmë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe të prostatës.

Po ashtu arra mund të parandalojë shumë sëmundje të gjirit, mbipeshën, diabetin dhe problemet me zemër, njofton Klan Kosova.

“Sipas studimeve të ndryshme dhe studimeve njerëzore të bëra në 11 vende nga rreth 60 universitete, përfshirja e arra në ushqim mund të sigurojë marrjen e mjaftueshme të proteinave, sidomos në mesin e vegjetarianëve, pasi përmban vitamina dhe minerale të shumta duke përfshirë proteina, yndyra të pangopura, magnez, fosfor dhe alfa- (ALA) – forma bazë e Omega-3, e domosdoshme për mirëqenien e përgjithshme “, tha Drejtori i Kërkimeve të Shëndetit të Karolinës, Carol Berg Sloan.

Një studim tjetër nga Universiteti Yale zbuloi se përfshirja e arrave në një dietë të zakonshme, me ose pa këshillim dietik për të rregulluar marrjen e kalorive, përmirësoi ndjeshëm cilësinë e dietës tek meshkujt dhe gratë e rritura me rrezik të lartë për diabetin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close