Me fat Buzmi bujar, festa jone e lashte iliro arberore
Festa e Buzmit ose Buzmi bujar, është nje feste e lashte arberore, qe perkon me e ringjalljen e jetes, te Diellit, perkon saktesisht me solsticin dimëror ose mesin e dimrit më 21 dhjetor. Pas datës 22 kur është dhe piku i natës, dita fillon e zgjatet dhe Dielli “ringjallet” për popujt e veriut, pasi del përsëri në horizont.
Në trojet shqiptare njihet si Buzmi bujar dhe rituali është mbajtur gjallë edhe në ditët e sotme. Njihet dhe me emrat festa e mesit të dimrit ose «nata e buzmit» (Dukagjin Nikaj-Mërtur), Kshnellat, Kërshëndellat, ditëknellja (Mirditë), mjedisi i dimrit (Lumë) që bëhet në 24 dhjetor kur fillon zgjatja e ditës, «kthimi i diellit drejt verës».
Karakteristikë e kësaj feste është «buzmi bujar», një trung i madh që vihet në vatër dhe ndizet në këtë natë. Buzmi me zjarrin, ngrohtësinë dhe ditën e tij shëmbëllen diellin, prandaj e përgëzojnë dhe e gostisin si të ishte njeri që po u sjell verën.
Sa i perket kishes ajo pranoi pjeserisht kete rit, adaptoi këtë ritual duke e zëvendësuar me lindjen e Krishtit, duke mbajtur ca nga ritet e vjetra por besimi i lashtë ende jeton në trojet shqiptare me një numër shqiptarësh që e festojnë atë sipas ritit të lashtë e te mirfillte iliro-arbëror.
Gezuar e shendet, me fat Buzmi bujar.
Comments are closed.