Gjoks pule,qepë,limon…
Përbërësit:
4 Gjoks pule
30 ml vaj ulliri
1 qepë
kripë dhe piper i zi
1 lugë e vogël piper i kuq
250 ml lëng pule
4 thelpinj hudhre
150 ml ajkë për gatim
2 lugë gjelle magdanoz i grirë imët
1 lugë gjelle niseshte
1/2 limon
3-4 lugë gjelle lëng limoni.
Udhëzimet:
Në një tigan hidheni vajin dhe skuqini gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. Largojini nga zjarri e lërini mënjanë në një pjatë.
Skuqeni qepën derisa të bëhet transparente, shtoni hudhrën dhe piperin e kuq.
Përziejini me shpejtësi me lugë druri e rregullojini me kripë e piper.
Mishin vendoseni sërish në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës.
Lërini në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas hiqeni kapaun, në mënyrë që salca e krijuar të trashet.
Shtoni ajkën, magdanozin dhe vendosini nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës.
Lëreni tiganin edhe për 5 minuta të tjerë në zjarr të ngadalshëm.
Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshtenë me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri.
Shërbejeni me oriz ose sipas dëshirës.
Comments are closed.