Revista ushtarake amerikane “Stars and Stripes”,qon kufijtë e Kosovës përtej Vrajës e deri në Bullgari
Sipas një njoftimi të mediave serbe thuhet se revista ushtarake amerikane “Stars and Stripes” si buletin zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes të SH.B.A.-së,ka publikuar një hartë ku Kosova shtrihet jo vetëm deri në Luginë të Preshevës por në Vrajë,Novi pazar e deri në kufi me Bullgarinë.
Kjo hartë e kinse kësaj reviste e cila shpërndahet në të gjitha bazat amerikane nëpër botë,ka ngjallur reagime në botën sllave ,analistë nga atje të cilët thonë se nga kjo shifet mbështetja amerikane në krijimin e Shqipërisë së Madhe!
Gjithnjë sipas tyre në këtë mënyrë, Beogradit i dërgohet një mesazh se mund të humbasë më shumë sesa atë që shqiptarët tashmë e kanë marrë.
PS:Vërtetësinë e shkrimit po e lëmë të hapur,përderisa nuk gjetëm linkun e vërtetë,burimin ,prandaj është një shkrim i mbështetur në këto media./Proinformacion.com
Comments are closed.