Vuçiq :”Zgjidhja përfundimtare për Kosovën nuk është e mundur pa u pajtuar SHBA dhe Rusia”

Presidenti i Serbisë edhe njëhere është munduar që të shitet si realist dhe ka komentuar mundësinë e arritjes ës marrëveshjes me Kosovën dhe involvimin amerikan e rus ,dhe sipas tij as Tramp as Putin nuk do ta bëjnë,këtë për ne por “ne jemi këtu të merremi vesh”.

“Sigurisht, SHBA është më shumë në anën e tyre, ata i kanë njohur si shtet. Por a do ta thyej Trumpi kurrizin shqiptarëve? Nuk do të ndodhë. Por as Putini … “, tha Vuciq.

“Lini tregimet që shesin gazeta, duhet të flitet seriozisht dhe me përgjegjësi”, ka apeluar Vuçiq.

Thelbi është se, në bisedat tona me shqiptarët, megjithëse zgjidhja përfundimtare për Kosovën nuk është e mundur pa u pajtuar SHBA dhe Rusia, por, theksoi ai, askush nuk mund të imponjë një zgjidhje, as SHBA, as evropianët as Rusia.

Ai përsëriti se “qëllimi i Serbisë është të arrijë një kompromis mbi çështjen e Kosovës, por që ne nuk jemi as afër saj, jo sepse ai nuk e dëshiron atë, por që shqiptarët nuk e duan atë.”

Sipas fjalëve të tij, “Prishtina nuk pritet të jetë më konstruktive në të ardhmen.”/Pi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close