Kadri Veseli:“Seanca e jashtëzakonshme e thirrur prej LDK e VV, në thelbin e saj, është vetëm një lojë teatrore e manipulimit me qytetarët”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur të tallet me dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV-në.

Ka thënë se këta katër zyrtarë të dy partive kryesore në Kosovë kanë rezervuar rolin e ndarësve të Kosovës për udhëheqësit e Shtetit.

Këto komente i ka shkruar në një tekst të gjatë të shkruar për të kundërshtuar thirrjen e Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme në ditën kur janë ftuar gjithë partitë dhe udhëheqësit institucional për të diskutuar për dialogun.

“Seanca e jashtëzakonshme e thirrur prej tyre, në thelbin e saj, është vetëm një lojë teatrore e manipulimit me qytetarët, me një skenografi në të cilën koalicionit qeverisës i kanë ndarë rolin e “ndarësve të Kosovës”, ndërsa për vete ka ruajtur rolin e “shpëtimtarëve të saj”. Isa, Avdullahu, Albini, Glauku, kanë marrë “rolin e shenjtë” për të shpëtuar Kosovën nga presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, z. Limaj, Z. Ahmeti etj”, ka shkruar Veseli.

Edhe në këtë shkrim, Veseli ka shkruar se  do të punojë edhe më shumë  për avancimin e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Do të vazhdojme të bëjmë atë që na e kërkon momenti historik dhe qytetarët: ta mbrojmë dhe avancojmë shtetin e pavarur e sovran te Kosovës”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, Veseli thotë të ketë pritur bashkëngjitjen e Mustafës e Kurtit në dialog siç ka bërë Shpend Ahmeti, duke mos menduar vetëm për propagandë e vota, por për interes të Kosovës.

Ka parashikuar se veprimet e VV-së e LDK-së do t’u kthehen bumerang të njëjtëve.

“Patjetër që kjo dëshirë do t’u plotësohet, por ky plotësim do t’u kthehet bumerang nga qytetarët, sepse partitë të cilat, në vend të përgjegjësisë shtetërore, zgjedhin propagandën për veten, nuk mund të gjejnë asnjëherë përkrahjen e publikut dhe zgjedhësve”, ka shtuar ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close